akuza

Sulme verbale mes Trump dhe Biden/ Përplasje për vaksinën e koronavirusit. Ja ç’thonë…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ndërmori të hënën një tjetër sulm verbal ndaj rivalit të tij për zgjedhjet e 3 nëntorit, duke pretenduar se kandidatët demokratë për president dhe nënpresidente, Joe Biden dhe Kamala Harris “duhet të kërkojnë menjëherë falje për retorikën e papërgjegjshme anti-vaksinë”. Zoti Biden tha të hënën se ai do të donte që të kishte një vaksinë që nesër, edhe sikur kjo t’i kushtonte rizgjedhjen. Por “nëse del një vaksinë e mirë, njerëzit do të hezitojnë ta marrin” sepse deklaratat e shpeshta keqinformuese të presidentit dhe të pavërtetat lidhur me virusin “po sabotojnë besimin e publikut”. “A ka thënë kaq shumë informata që nuk janë të vërteta”, tha zoti Biden. Zoti Trump, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha se në kundërshtim të “gënjeshtrave politike”, çdo vaksinë e miratuar nga qeveria federake për përdorim masiv, do të jetë “shumë e sigurt dhe shumë efektive”. Kandidatët republikanë dhe demokratë i bënë komentet e tyre, ndërsa fushata presidenciale hyri në fazën më të nxehtë gjatë fundjavës së Festës së Punës, një kohë kur, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, COVID-19 vazhdon të shkaktojë vdekjen e rreth 1 mijë amerikanëve çdo ditë. Zoti Biden shkoi të hënën Pensilvani, një nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, së bashku me presidentin e sindikatës AFL-CIO, Richard Trumka në kryeqytetin e shtetit, Harrisburg. Ish-nënpresidenti Biden, e ka akuzuar presidentin Trump se e ka keqmenaxhuar pandeminë, duke shkakatuar më shumë pasiguri ekonomike dhe humbjen e miliona vendeve të punës. Zoti Trump, nga ana tjetër, e vlerësoi punën e administratës mes pandemisë, duke parashikuar një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë amerikane dhe duke deklaruar se nëse zoti Biden, të cilin ai e quajti një “ budalla”, fiton zgjedhjet “Kina do ta ketë në dorë këtë vend”.…

Read more