“Ta zgjidhin që nesër se udhëtimi drejt Shqipërisë është i lodshëm”/ Trajneri i Astanas “agresiv” në konferencë

Trajneri i skuadrës së Astanës, Grigori Babajan, i ka idetë e qarta se për t’u kualifikuar përballë Partizanit, ekipi i tij duhet të krijojë një avantazh që në sfidën e parë në shtëpi. Duke folur sot para gazetarëve, ai ka shpjeguar se transfertat e gjata europiane ishin një problem për skuadrën e tij, ndaj shpresonte që Astana të bënte një rezultat në ndeshjen e parë, që ta ndihmonte për kualifikimin ndaj të kuqve.

“Nesër është një nga ndeshjet më të rëndësishme, objektivi ynë kryesor është të arrijmë në grupet e Conference League. Është e qartë se kundërshtarët janë një skuadër europiane serioze, shumë agresive, të bie menjëherë në sy. Por ne duhet ta vëmë gjithçka në pikëpyetje para startit të sfidës së nesërme, në mënyrë që të bëjmë një start të rehatshëm dhe që në ndeshjen e kthimit të ishte më e lehtë për ne.

Kjo është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh që kemi një udhëtim të gjatë para, që është një ngarkesë më shumë. Është thelbësore dhe rëndësishme për ne që të bëjmë gjithçka nesër në mënyrë që të shkojmë në ndeshjen e dytë në kushte të mira. Ndoshta nesër nuk do të jenë tribunat e mbushura plot, por unë shpresoj që ata tifozë të cilët do të vijnë në stadium, të na mbështetin dhe të jenë me ne deri në fund.

Nuk kam probleme me lojtarët, jemi të përqendruar në punë tonë, në shkëputemi nga gjithçka tjetër. Detyra jonë kryesorë është të dalim nesër në fushë dhe luajmë. Ka shumë informacione në media, por ne kemi një atmosferë të shkëlqyer në skuadër. Fakti që ne nuk fituam disa ndeshje, nuk e ka prishur atmosferën në asnjë mënyrë dhe kjo është shumë e rëndësishme në dhomat e zhveshjeve. Nuk ka kuptim as të flasim për këtë gjë.”

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit