“Ta tregoj unë si luhet…”/ DETAJE: Ja çfarë postonte në rrjetet sociale 27-vjeçarja që u vetëvra në Kamëz

Të tjera detaje janë zbarhdur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Institut të Tiranës, ku 27-vjeçarja Sibela Abedini i dha fund jetës.

Shkak për aktin e rëndë u bë shantazhi që i bëhej në rrjetet sociale nga Altin Çoku dhe persona të tjerë, pasi ik ishin publikuar në foto intime.

Mësohet se e reja ishte tepër aktive në rrjetet sociale, teksa në llogarinë e saj në TikTok ajo postonte shumë video, ku në disa shfaqen edhe me vajzën e saj 2-vjeçare. Ndër të tjera, në këtë llogari, kishte edhe një postim, ku ajo shkruante “nëse më respekton, të respektoj dhe nëse më vendos në lojë, të tregoj unë si luhet loja”.

Si fillim nga policia e Tiranës u raportua se e reja kishte rënë nga lartësia, por pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes që telefonit të saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë zbardhur ngjarjen.

Policia Altin Çokun, i cili akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e Sibela Abedinit pas publikimit të fotos. Tezja e të ndjerës akuzon Altin Çokun se e ka vrarë, pasi sipas saj mbesa nuk është vetëvrarë.

39-vjeçari pretendon se nuk e ka shpërndarë ai foton, por shoku i tij. 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë, por së fundmi kishte probleme me bashkëshortin dhe prej një muaj qëndronte tek familja e saj në Kamëz.

Tezja zbuloi se ajo ka punuar si pastruese në banesën e 39-vjeçarit, Altin Çoku, ku dhe është njohur me këtë të fundit.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024