“Ta marrin për leckash ta çojnë në kanal”/ Andi Bushati nuk kursehet ndaj Alibeajt: Këta janë një grup karagjozë që suportohen nga Rama

Analisti Andi Bushati ka sulmuar Enkelejd Alibejn duke e konsideruar si ‘zar’ i të tjerëve. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati theksoi se opozitat nuk përçahen në vendet demokrate, ndërsa nënvizoi se deputetët mbështetës të Alibeajt suportohen nga Rama.

“Këtë duhet ta marrin  për leckash e ta hedhin në kanal. Kush je ti që para një viti e dike që ty s’të zëvendësojnë si kryetar? Dhe ato zarat e tjerë e pranojnë këtë dhe një vit sillen sikur nuk duhet të zëvendësojnë si kryetar.

Mund t’i bënin këto paçavure nëse nuk do kishin një sy të shkelur, do ju njohu ju KQZ, do ua japin ju vulën Gjykata e Kimetesë. Këta janë një grup karagjozë që suportohen nga Edi Rama. Nuk kemi thjesht një problem të PD-së. Nuk ka  opozita përçarëse në vendet demokratike, opozitat përçahen në vendin e Putin, në vendin e Erdogan dhe në vendin e Edi Ramës.”- tha Bushati.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika