“Ta kthejmë në festë me tifozët”, Gvozdenovic kërkon mbështetje për të mundur Partizanin

Fitorja 1-2 ndaj Erzenit ndeshjen e fundit të kampionatit, ka rritur dozën e moralit te Skënderbeu. Ekipi korcar do të përballet të dielën me Partizanin. Skuadra ka mbyllur përgatitjet, ndërsa trajneri Ivan Gvozdenovic ka folur në prag të takimit. Fillimisht tekniku u shpreh se ka respekt për kundërshtarin por synimi është që skuadra shkojë drejt fitores.

“Mendoj se është një ndeshje spektakolare dhe se do të jetë një festë për tifozët tanë pasi presim një ekip si Partizani. Ata janë kampionët në fuqi dhe për ne nuk ka qenë paska e lehtë që të përgatisim këtë dule pasi duam që ta fitojmë. Këtë e them pa dashur që të dukem sikur nuk kemi respect për ekipin që do të kemi përballë”, tha Ivan Gvozdenoviç.

Dumfur ka plotësuar numrin e kartonave dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Një situatë që mund ta bëjë Gvozdenoviç të ndryshojë rreshtim në fushën e lojës.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)