Syze me shkrimin “Rama ik”, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi festojnë ndryshe me të rinjtë e LRI

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe zyrtarë të tjerë të kësaj force politike kanë zgjedhur një mënyrë krejt origjinale në festën me të rinjtë e LRI. Ata janë veshur me të zeza dhe në fytyrë mbajnë po ashtu syze të zeza, njësoj si Sali Berisha pas dhunës fizike që u ushtrua ndaj tij më 6 dhjetor. Ndërsa mesazhi është: “Rama ik”.

Meta dhe Kryemadhi së bashku me të rinjtë kanë marrë qëndrim dhe pozojnë duke nxjerrë në pah syzet.

“Be cool, be LRI”, shkruhet në syzet që mbajnë të rinjtë e LRI.

“Në festën e fundvitit me të rinjtë energjikë të LRI-së. LRI, gjithmonë me surpriza”, shkruan në Facebook, kryetari i PL-së, Ilir Meta.

Related posts

23 qershor

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

2 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

abuzoi me vajzen

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….