Symon Marciniak ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat pas arbitrimit të finales mes Vllaznisë dhe Egantias:
“Të gjithë donin të fitonim. Kjo ishet një finale. I njoh disa fytyra prej tyre. Disa kanë luajtur në Poloni. Jam vërtete shumë i lumtur. Varet nga performanca, nese do te luanin si sot dhe spektakolr që luftojnë, do të përshtateshin shumë mirë me ligën polake. Lojtari më problematik që kam arbitruar?
Puna ime është të mexhojë, kur bëhet fjalë për finale. Nuk mund të veçojë një lojtar të veçantë. Duhet të menxhojë jo vetëm në fushë, por edhe në tribunë. U impresionova shumë nga Shqipëria.
Më kujtohte ndeshja që kam drejtuar Armeni-Shqipëri, që ju shkuat në Kampionatin Europian që u mbajt në Francë. Jeni shumë njerëz të mirë. I them gjith të rinjëve që ti afrohen fushës së arbitrimit”, e mbylli Marciniak.
EGNATIA-VLLAZNIA 4-0
Egnatia ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e futbollit shqiptar, duke fituar titullin e dytë kampion, falë fitores 4-0 kundër Vllaznisë në Arenën Kombëtare në Tiranë me dy gola nga Lushkja dhe një nga zëvendësuesi i tij Melo dhe një nga Ujka. Skuadra rrogozhinase konfirmohet si më e mira e tre viteve të fundit në Shqipëri, me dy tituj kampionë, dy Kupa dhe një Superkupë.
Superioriteti i Egnatias ishte i qartë që nga fillimi dhe goli i avantazhit erdhi shumë shpejt. Në minutën e 6-të, Bakayoko shkon në fundore dhe pason te Lushkja që gjuan dhe mposht Jukajn. Shkodranët iu afruan menjëherë barazimit, me një goditje të lirë të shkëlqyer nga Balaj, por topi u përplas në vendin ku bashkohen shtyllat e portës së Dajsinanit.
Dy minuta më pas, Stojanoviç bën një kthim të rrezikshëm të topit dhe Jukaj zgjidh situatën, megjithatë Vllaznia duket e tronditur dhe Egnatia dominon mesfushën, pa i lënë kuqeblutë të dalin në lojën e tyre. Vetëm në minutën e 29-të është Qato që gjuan nga e majta, pa gjetur kuadratin. Në të 34-tën, Vllaznia kërkon penallti, për goditje të Malës në zonë, por Marciniak i bën të ditur lojtarit shkodran që nuk ishte penallti, edhe pse pamjet tregojnë prekje të gjurit me taka. Më pas, është Lushkja që në hyrje të zonës gjuan mbi tra.
Nisja e pjesës së dytë është fotokopje e së parës, me një tjetër gol të shpejtë. Kasa del në aksion nga e djathta, pason te Ujka dhe ky nga fundorja jep një krosim të ulët për Lushkjen që gjuan saktë me kokë dhe 2-0. Goli i pestë i Lushkjes në këtë sezon kundër Vllaznisë, duke e pasur gjahun e preferuar. Është minuta e 49-të, dhe Egnatia duket e sigurt në rrugën e titullit.
Shkodranët duan minuta të tëra të marrin veten dhe vetëm në 20 të fundit kuptojnë se nuk kanë asgjë për të humbur. Përpiqet Mensah të bëjë diçka, por në dy raste, në minutat 69’ e 75’ ndalet nga Dajsinani. Në minutën e 82-të, as shkodrani më optimist nuk mund të ketë më iluzione, teksa Egnatia shënon edhe te tretin, me Melon, që zëvendësoi Lushkjen.
Minutat e mbetura janë vetëm formalitet, por para se polaku Marciniak të vërshellejë fundin, vjen edhe goli i katërt, pas një kundërsulmi nga e majta, me anë të Ujkës. Një fitore e merituar e djemve të Eldir Tetovës, përballë një kundërshtari që nuk dha asgjë, shumë larg traditës dhe pretendimeve.