Sylvinho, trajneri i Kombëtares ka folur sot konferencë për shtyp. Shqipëria do të përballet nesër me Anglinë në “Wembley”(ora 20:45), për këtë braziliani tregoi situatën aktuale. Dueli në Londër do të nisë fushatën e kualifikueseve të Botërorit për të dyja skuadrat. Në këtë ndeshje, kuqezinjtë shkojnë për të thyer tabu pasi numërojnë vetëm humbje përballë “Tre Luanëve”.
DËMTIMET-Kemi pasur disa probleme me Ismajlin dhe Kumbullën gjatë javës. Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit që do të vlerësojmë lojtarët. Kemi edhe opsione të tjera si Ajeti dhe Mihaj dhe do marrim një vendim.
SKEMA-Nuk ka rëndësi si do luajmë. Ata janë ekip i fortë, me shumë cilësi fizike dhe teknike. Luajnë mirë 1 kundër 1. Do tentojmë për diçka të veçantë. Kemi punuar në aspektin difensiv dhe ofensiv. Ndeshja e parë është sfiduese dhe e vështirë.
PËRGATITJET-Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët.
SYLVINHO SI KRISTOFOR KOLOMBI-Mendoj se nuk ka më kohë për konferencën(qesh). Duhet të punojmë shumë. Ka vetëm një rrugë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Kemi lojtarë të mirë. Të luftojmë që të ecim përpara.
2 comments
Comments are closed
Add Comment