“E respektuam më shumë seç duhej Andorrën”, Sylvinho pas suksesit: E meritonim fitoren

Sylvinho

Sylvinho

Sylvinho, trajneri i Kombëtares deklaroi se ekipi kishte bërë mirë ndaj Andorrës me një skemë të eksperimentuar pa u stërvitur asnjëherë.

FITORJA- Edhe unë e djemtë jemi të lumtur. E meritonim fitoren që të ktheheshim në garë në grup. Çdo gjë është e shpejtë, kemi bërë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kemi ndryshuar pak skemën dhe funksionoi shumë mirë.

ZËVENDËSIMET- Zëvendësimet varen nga ndeshja. Ndoshta ndonjë ndeshje mund të bësh 4-5. Unë mendoj se sinqerisht, nëse bën 4-5 zëvendësime, ndryshon gjithçka. Zakonisht më pëlqeu edhe diçka tjetër, që e kemi respektuar ekipin e tyre, ata janë njerëz që luajnë me dëshirë dhe kemi bërë mirë.

BROJA- Broja është shumë i fortë. Ne mundohemi të shohim lëvizjet, Broja mund të përshtatet shumë mirë, e ka bërë edhe më parë. Hoxha nga ana tjetër, ishin skuadër që mund të hapnin ndeshjen. Për fat bëmë mirë, ata kanë bërë një ndeshje shumë të bukur. E shohim që ai në të kaluarën ka bërë atë rol shumë mirë. Duhet të përdorim karakteristikat e lojtarit dhe është shumë i fortë, ka lëvizje në thellësi, ai bën hyrje në zonë se është shumë i fortë. Varet nga kundërshtari, mund të përshtatet se ka gjithçka, forcë, teknike, ka gol.

KUNDËRSHTARI– Në sulm ishte e vështirë, se ata luanin me bllok të ulët, ata qëndrojnë gjithmonë aty, bëjnë mirë, me zemër, duhet respektuar gjithmonë. Me Letoninë 3 pikët i fituan me një goditje standarte vendasit. Mund të bëhej ndonjë pasim i gjatë i Asllanit. Por është e vështirë, që nuk e kishim bërë asnjëherë këtë, pa asnjë stërvitje, kemi bërë mirë, pa stërvitur duke provuar diçka. Shehu hapi mirë lojën, bëri që skuadra të shkonte para me topin kur kalonte mesfushën”, tha Sylvinho për TV Klan pas ndeshjes.

LEXO ME SHUME:Andorra, “kafshatë e lehtë” për Shqipërinë, Manaj me dy realizimet barazon me gola dy legjendat e Kombëtares

Related posts

Florenc Farruku

“Refuzova Tiranën në janar”, kapiteni i Burrelit sfidon bardheblutë: I pres të përballem në Play-Out

Superliga

Nga Levani i Fierit deri në Vlorë, tifozët e Flamurtarit shoqërojnë ekipin pas rikthimit në Superiore (video)

Artim Pollozhani

“Dëshira ime ishte Dejvi Bregu”, Pollozhani pas rikthimit të Flamurtarit në Superiore: Do të forcojmë ekipin me lojtarët e akademisë

1 comment

Armando Broja shënjestron rekordin e Bogdanit 24/03/2025 - 23:25
[…] LEXO ME SHUME:“E respektuam më shumë seç duhej Andorrën”, Sylvinho pas suksesit: E meriton… […]

Comments are closed

Add Comment