Sylvinho nuk e kishte llogaritur “fizarmonikën” e Spalletit, skema e golit të Bastonit identik me atë të Osimhen (video)

Paraqitja e Italisë në ndeshjen hapëse të Euro 2024 ndaj Shqipërisë ngjasonte si Napoli i Luciano Spalletit, megjithëse golat erdhën nga dy interistë si Bastoni dhe Barella. Përfaqësuesja e kaltër zhvilloi një ndeshje pozitive, fitoi dhe në një farë mënyre hyri në skenën e Europianit me identitetin e një skuadre. Goli i parë i Italisë shënuar nga këndi, shkaktoi një déjà-vu në rrjetet sociale.

Një vit më parë, në Bergamo, Napoli që do të bëhej kampion i Italisë drejtuar nga Luciano Spalleti ishte me një gol disavantazh në sfidën kundër Atalantës, por në fund ia doli të përmbyste rezultatin në 1-2. Ajo që të bën përshtypje është fakti se goli i barazimit u shënua njësoj si ajo e sfidës së Dortmundit. Pasimi i shkurtër i Elmas për Zielinskin, mesfushori polak harkon dhe në shtyllën e dytë do të shënonte Osimhen.

Le të presim sekuencën e videoklipit dhe të vendosim dritë në golin e barazimit të Bastonit. Këtë herë ishte Pellegrini ai që projektoi trajektoren dhe goditja me kokë shkoi në rrjetë. Cili është sekreti? Luciano Spalleti ka krijuar efektin e një fizarmonike që hapet dhe mbyllet në zonën e qendrës së kundërshtarit.

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem