Sylvinho mbetet “pa krahë”, lajme të këqija për Hysajn dhe Mario Mitajn

Sylvinho

Sylvinho mbetet “pa krahe”. Dëmtimet duket se janë kthyer në një problem për Kombëtaren shqiptare, pak muaj para kualifikueseve të Kupës së Botës. I fundit që i shtohet listës dhe bën me “dhimbje koke” Sylvinhon është Mario Mitaj.

Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në muskujt e poshtëm abdominal. Talenti kuqezi ka nisur menjëherë terapitë përkatëse për t’u rikuperuar në kohë. Ende nuk dihet se sa do të jet ëperiudhë që do të qendrojë jashtë fushës së blertë.

“Kthimi i plotë në stërvitje do të jetë në varësi të progresit të riaftësimit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

 

DËMTIMI I HYSAJ-t

Në mënyrë të pabesueshme fati i keq ndjek ekipin përfaqësues, pasi në momentin e tyre më të mirë, Sylvinho sheh t’i dëmtohet dy anësorët e tij titullar, Hysaj dhe Mario Mitaj. Ajo që stafi mjekësor i Lazio-s i druhej më shumë është bërë konkret, pasi rezonanca magnetike vërtetoi se Hysaj ka pësuar një dëmtim të shkallës së mesme në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Hysaj u pa duke çaluar teksa po dilte nga klinika mjekësore e Lazios. Sipas mediave italiane, një dëmtim i tillë pritet ta mbajë larg fushës së lojës për të paktën 40 ditë.

LEXO ME SHUME:E prisja një grup të fortë”, Sylvinho reagon pas shortit: E di rivalitetin me Serbinë, besoj te kualifikimi

Related posts

Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës

“Rrufe në qiell të hapur”, klubit të Kategorisë së Parë i largohet trajneri

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

Comments are closed

Add Comment