“Nuk futemi për barazim”, Sylvinho i tregon “dhëmbët” Çekisë: Ja pse e zhvillova stërvitjen në Tiranë

Sylvinho

Sylvinho e nis ndryshe konferencën për shtyp. Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të premte përballë Çekisë, sfidën e vlefshme për Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, do të startojë në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i kuqezinjve, Sylvinho.

NDESHJA-“Do të jetë një sfidë e rëndësishme pasi Çekia është e ashpër dhe e fortë fizikisht. Ka lojtarë të mirë si Soucek dhe Coufan, të cilët mund të shënojnë dhe gola. Kanë sulmues të fortë. Kemi bërë 3 ditë përgatitje dhe asnjë trajner nuk e përgatit për barazim, futemi në fushë për të dhënë më të mirën”.

SEANCA STËRVITORE NË TIRANË-“Ishte thjeshtë çështje logjistike, këtu duhet të ishim në orën 5. Dhe në rast të një vonese për të mos humbur stërvitjen, vendosëm që ta realizonim në shtëpi. Ishte diçka logjistike”.

QAZIM LAÇI-“Nuk i kam kërkuar informacione për shokët e tij të ekipit te Sparta. Por nëse ai luan nesër apo jo, do të varet nga informacionet që do të më japë ai (qesh)”.

ÇEKIA-Kundërshtari është një ekip i vështirë që luan në nivele të larta, në Botërore dhe Europiane. Ne jemi përmirësuar, por duhet akoma më tepër. Kemi lojtarë të mirë që luajnë në nivele të larta, si Bajrami te Rangers. Ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe do të kemi një ndeshje mjaft të bukur. Në këtë ndeshje nuk ka inferiore, jemi skuadra të ndryshme. Ne jemi skuadër që po përmirësohemi, bëmë një Europian të mirë. Nuk dua të bëj paralelizma, ky është rrugëtimi ynë dhe duam të ecim përpara”.

Para 24 viteve keni luajtur me Arsenalin këtu në Pragë dhe kundër Spartës keni shënuar një gol. Nëse e mbani mend çfarë ndjenje keni për këtë rast?

“Ka qenë një ndeshje me emocione dhe e bukur. Koha kalon shumë shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim si një dhuratë për të bërë mirë. Sot ka qenë një ditë e gjatë dhe po bisedoja me stafin, ka qenë një gol i bukur. Tashmë jemi në një stad tjetër. Si unë dhe trajneri i Çekisë do të donim të ishim në fushë për të luajtur, por jemi pak të vjetër për atë gjë”.

LEXO MË SHUMËTjetër “pushtim” i shqiptarëve në qytetin e Dyseldorfit, vajza e Sylvinhos publikon pamjet 1 ditë para ndeshjes (video)

Related posts

VIDEO/ Florjan Përgjoni lë pas dëmtimin e gjatë, mbrojtësi i Tiranës shfaqet në seancën stërvitore

Arratia e derbit, Tirana-Dinamo luhet 150 km larg kryeqytetit (PËRBALLJET DIREKTE)

E BUJSHME! Frederik Veseli zbarkon në Superligë, firmos për 2 vjet me klubin shqiptar