E BUJSHME/ Sylvinho kontaktohet me video nga Brazili, transferimi shihet si mundësi reale

Sylvinho

Pas një edicioni zhgënjyes në Nations League, ku Shqipëria përfundoi në Ligën C, kuotat e trajnerit të kombëtares Sylvinho çuditërisht nuk kanë rënë. E vërtetë, nën drejtimin e tij Kombëtarja shqiptare arriti kualifikimin në finalet e Euro 2024, por 6 ndeshjet e tre muajve të fundit kanë qenë larg të qenit impresive. Sidoqoftë, në bilancin e staturës së teknikut brazilian kjo arritje duket se ka peshuar më shumë, duke qenë se trajnerit brazilian ia ka dalë emri për të drejtuar skuadrën braziliane Botafogo.

Aksioneri mazhoritar i klubit, Xhon Tekstor po kërkon një trajner dhe duket se e vlerëson shumë trajneri Sylvinho. Agjencia RTI Esporte mësoi se stafi i trajnerit, i cili prej dy vitesh është në krye të kombëtares shqiptare, ka folur këtë të martë përmes videokonferencës me amerikanin.

Gjithsesi pritet të shohim se çfarë do të ndodhë pasi nuk ka një propozim zyrtar për brazilianin. Një tjetër kandidat është edhe Roberto Mançini i cili shpalli Italinë, kampione Europe në vitin 2020.

Me një kontratë deri në vitin 2026 me FSHF-në, largimi i teknikut Sylvinho do të kërkonte një marrëveshje me mirëkuptim mes tij dhe federatës shqiptare. Momenti, dështimi në Nations League me zbritjen në Ligën C, mund të favorizojë një shkëputje të tij, me destinacion Brazilin.

Sylvinho duket sikur e ka humbur afeksionin e një pjese të tifozerisë kuqezi, i kritikuar për mënyrën si e ka udhëhequr skuadrën taktikisht dhe mbi zgjedhjet e tij të lojtarëve. Kjo mund të lehtësojë disi tratativën, gjithnjë nëse FSHF ka në plan të ndryshojë taktikisht, përpara kualifikueseve të Botërorit. Në një rast të tillë, të dy palët do të kishin komoditetin: Sylvinho të kalonte në një pagë më të lartë dhe Federata të mos paguante një trajner që ka edhe një vit e gjysmë kontratë.

LEXO ME SHUME:Sylvinho mbetet “pa krahë”, lajme të këqija për Hysajn dhe Mario Mitajn

Related posts

Humbja e parë e Egnatias në vitin 2025, Edlir Tetova nuk fshihet: Ndeshja më e dobët që kemi bërë

“Binte aq shpesh bilbili sa nuk e dinim ça po ndodhte”/ Bledi Shkëmbi e ka me arbitrin Cjapi: Edhe penalltia nuk e di nëse ishte apo jo

Skënderbeu del nga kriza duke mposhtur Egnatian, Ernest Gjoka pas ndeshjes: Fitore e merituar, nuk e meritojmë këtë renditje