Sylvinho, braziliani i dytë në histori që drejton në një Europian; barazon një ish-kampion bote

Sylvinho

2023-shi ishte një vit i mbushur me suksese për teknikun e Kombëtares së Shqipërisë Sylvinho. E siç duket edhe 2024 ka nisur me të njëjtin trend. Arritjet futbollistike të brazilianit kanë marrë vlerësimin e Institutit të Statistikave të Futbollit, (IFFHS), duke e pozicionuar teknikun kuqezi mes emrave të mëdhenj të trajningut botëror.

Tekniku brazilian është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese, duke u vlerësuar për arritjet e këtij viti me Shqipërinë, kualifikimi në kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në Grupin E. Në renditje trajneri brazilian la pas emra si ai i Marokut apo edhe ai i Skocisë, Steven Clarke.

TRAJNERI NË EUROPË

Interesant është fakti se trajneri i Kombëtares shqiptare, do të jetë braziliani i dytë që do drejtojë në një Europian, pas vitit 2008, kur Portugalia drejtohej nga Luiz Felipe Scolari.

LEXO MË SHUMË:Kualifikimi i Shqipërisë bën jehonë në mediat ndërkombëtare, nga Argjentina dhe Brazili shkruajnë: Sylvinho i çon drejt Europës

Nga Amerika e Jugut deri pranë brigjeve të detit Adriatik. Kualifikimi i Shqipërisë për në kampionatin Europian ka bërë jehonë në mediat më të rëndësishme botërore. “Tejathera Sport” në Argjentinë, ka vendosur si titull: Shqipëri bën histori në Europë me ndihmën e një trajneri brazilian dhe Pablo Zabaleta si ndihmës.

“Ogol” në Brazil shkruan: Sylvinho drejton Shqipërinë drejt kualifikimit historik në Kampionatin Europian. Në Europë, gazeta më e rëndësishme në Spanjë si AS shkruan: Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri: mrekullia e re e Sylvinho-s.

Në Itali, Goal Italia dhe TuttomercatoWeb i kanë dhënë hapësirë kualifikimit të Shqipërisë. Si Shqipëria u kualifikua për në Europian? Besim dhe grup i bashkuar shkruan Goal Italia. Shqipëria në Kampionatin Evropian, 8 vite më pas. Në Moldavi vjen pika e nevojshme,  shkruan TuttomercatoWeb. Në Turqi, futbol ka vendosur në faqe të parë: Sukses historik nga Shqipëria, barazon 1-1 me Moldavinë në grupin E.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit