Sylvinho shkoi në Pragë për Sparta-Inter, Qazim Laçi e Asllani nuk zhgënjejnë, tekniku nuk pa dot…

Sylvinho

Tre lojtarë brenda një 90 minutëshi, por jo gjithcka shkoi ashtu si kishte shpresuar tekniku i kombëtares Sylvinho. Braziliani dhe stafi i ekipit kombëtar kanë nisur një tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane, duke filluar nga Praga, ku Sparta humbi 0-1 me Inter, në raundin e 7 të Champions League.

Stafi kuqezi me në krye trajnerin kanë udhëtuar dje drejt Çekisë ku kanë ndjekur nga afër ndeshjen e vlefshme për Champions League, Sparta Praga – Inter, të zhvilluar në stadiumin “Epet Arena”. Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët luajnë për këto skuadra. Ata kanë folur me Kristjan Asllanin, Qazim Laçin e Indrit Tucin teksa kanë diskutuar për gjendjen e tyre, për grumbullimin e radhës të Kombëtares si edhe për kualifikueset e Botërorit.

Dy mesfushorët nuk kanë zhgënjyer pritshmëritë dhe Sylvinho, Doriva e Zabaleta i kanë parë në aksion, duke treguar gjëra të rëndësishme në fushë. Asllani luajti për 71 minuta përpara se të zëvendësohej, ndërsa Laçi e mbylli të gjithë ndeshjen. Ajo që zhgënjeu teknikët kuqezi ishte mungesa e Indrit Tucit, i pa thirrur në këtë ndeshje. Këto takime janë mjaft të rëndësishme për teknikun dhe stafin kuqezi që ka mundësinë të shohë nga afër lojtarët dhe të diskutojë me to. Duhet theksuar se trajneri është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët.

LEXO ME SHUME: Asllani ka treguar personalitet, Inzaghi i del në mbrojtje mesfushorit shqiptar: Ai ka besimin tim dhe të klubit

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana