Sylvinho bën një tjetër “abra-kadabra”, gati të ftojë lojtarin që po shkëlqen në Suedi. 5 gola dhe dy asist në pesë ndeshje

Sylvinho vazhdon që të tregojë se i ndjek me vëmendje të gjithë futbollistët shqiptarë në Europë, madje edhe ato emra të cilët tifozët shqiptarë i kanë harruar. Për ndeshjet e tetorit, si ide po projektohet Arbnor Muçolli.
Trajneri brazilian mund t’i jap hapësirë lojtarit veçanërisht në përballjen kundër Bullgarisë, e cila vlen si miqësore për të provuar elementet e rinj.

Por sa i përket Mucollit duhet theksuar fakti se po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës në Suedi. Pavarësisht se ekipi i tij, Goteborg, ndodhet në vendin e 11 në elitën e Suedisë, Mucolli ka arritur që të shënojë 5 gola dhe të asistojë dy herë në 5 ndeshjet e fundit.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime