Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)

Superkupa

Superkupa, finalja dhuroi emocione dhe rivalitet të fortë, me Dinamon që doli fituese ndaj Egnatias me rezultatin 1-3. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, ku të dyja skuadrat treguan vendosmëri dhe lojë të hapur. Egnatia e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 9-të, kur Ruçi realizoi golin e parë, duke ndezur entuziazmin e tifozëve. Megjithatë, Dinamo reagoi në pjesën e dytë, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke shtuar presionin.

Barazimi erdhi në minutën e 54-t, kur Bregu shfrytëzoi një aksion të ndërtuar bukur dhe dërgoi topin në rrjetë. Vetëm pesë minuta më vonë, Nani vulosi përmbysjen, duke shënuar golin e fitores në minutën e 59-të.

Në fund realizoi Qefalija nga pika e bardhë e penalltisë. Pas këtij momenti, Dinamo administroi me qetësi rezultatin, duke mos i lënë hapësira Egnatias për të reaguar. Me këtë fitore, Dinamo triumfon Superkup-a dhe shton një tjetër trofe të rëndësishëm në historinë e klubit.

LEXO ME SHUME:Dy muaj radhazi “Goli i Muajit”, Ernest Muçi vijon të mahnisë Turqinë (video)

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Dy muaj radhazi “Goli i Muajit”, Ernest Muçi vijon të mahnisë Turqinë (video)