Superiore/ Mes mbijetesës dhe Europës, Hallaçi ka dhe 6 finale me Kukësin

Mbijetesë apo Europë, dilema e habitshme e Kukësit mori drejtimin që askush në kampin blu nuk dëshironte. Të mundur nga Kastrioti, tani nuk ka më dyshime se Kukësi në gjashtë javët e mbetura do të luftojë për të shmangur katastrofën. Trajneri Hallaçi në anën tjetër ka parë të shembet e gjithë ndërtesa e mundimshme e post-janarit me 8 fitore e 4 humbje në 12 ndeshje.

E pra sinjalet ishin dhënë, përtej barazimit me Vllazninë, kur kuksianët e zgjeruan serinë pa fitore në 5 ndeshje radhazi, nga të cilat vetëm dy barazime. Brishtësia mentale në këtë rast u shfaq si detaji më përcaktues se indikacionet e teknikut dhe gabimet individuale si ato të Barbosa janë konfimrimi më i qartë.

Pikërisht me të besuarit e Edi Martinit, blutë do të luajnë ndeshjen direkte, që mund të vendosë shumë për të ardhmen e të dy formacioneve, me favorin se do ta luajë në shtëpinë e tyre dhe me bindjen se është një shans që nuk mund të shpenzohet, si shumë të tjerë më parë. Përtej kësaj përplasje direkte, Hallaci shpreson vetëm që Erzeni, po me 38 pikë sa durrsakët, të vazhdojë të mos fitojë.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)