SUPERIORE/ Laçi bën “vetëvrasje”, Erzeni i bën gjëmën për shtatë minuta

Laçi dhe Erzeni kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të sezonit të Superiores. Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit në minutën e 17’ me Sobovalen. Më pas Mihana riktheu baraspeshën me një gol spektakolarë. Në të 30’ Barjamaj kaloi sërish në avantazh vendasit dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, Ujka shënoi golin e tretë për Laccin duke festuar edhe ditëlindjen e tij të 25-të. Teksa dukej se dueli do të mbyllej në favor të vendasve, Mihana shënoi golin e tij të dytë personal. Në të 88’ Kahrimanoviç vulosi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu të dyja ekipet ndahen në paqe në ndeshjen e parë.

Related posts

Partizani pa trajner, klubi e gjen zgjidhjen brenda familjes (EMRI)

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni dhe trajneri i javës (FOTO)

Gaz Demi në hall, shkarkimi i Milinkovic i kushton shtrenjtë financave të Partizanit