SUPERIORE/ Kukësi thyen Partizanin dhe i jep një dorë Tiranës, triumf me përmbysje për Egnatian

Kukësi fitoi 1-0 ndaj Partizanit, ndërkohë që feston edhe Egnatia në Ballsh. Skuadra verilindore siguroi tri pikë të arta përballë “Demave”. Sfida në “Kukës Arena” u vendos nga një eurogol i Gjelbrim Taipit.

Kapiteni realizoi një gol shumë të bukur me gjysmëkthesë në mesin e pjesës së parë. Me suksesin e sotëm, Kukësi është ngjitur në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 37 pikë.

Egnatia fitoi 2-3 në Ballsh përballë Bylisit vendas, duke u ngjitur e vetme në vendin e katërt me 34 pikë. Golat u realizuan në fraksionin e dytë të sfidës.

Xhonathan Lajthia shënoi me kokë dhe kaloi vendasit në avantazh. Më pas ndodhi përmbysja. VAR-i akordoi penallti për Egnatian dhe karton të kuq për Damcevskin e Bylisit.

Jackson u tregua i saktë dhe vendosi baraspeshën. Egnatia kaloi në avantazh me golin e Raphael Dwamena. Sotiq Atanda realizoi golin e tretë për skuadrën nga Rrogozhina.

Ndërkohë që realizimi i Aleksander Trumcit në minutat e fundit shërbeu vetëm për statistika për Bylisin.

Related posts

Pogradeci

Pogradeci nuk njeh pushim, del në stërvitje një ditë pas ndeshjes me Korabin; “nxeh” muskujt për takimin ndaj Burrelit

Skënderbeu

Skenari i Skënderbeut! Klubi korçar me frikë në 90 minutat e fundit, barazimi mund të kthehet në rënie nga Superliga

Partizani

FOTO/ “Lërini çmimet e biletave, shikoni ekipin”, mesazhi i legjendës së Partizanit përpra ndeshjes me Egnatian: Të gjithë të jeni në stadium…