Super e shokuar! “Skifterët” i bëjnë “gjëmën” këngëtares shqiptare, i grabisin bizhuteritë luksoze në shtëpi (FOTO)

Tashmë dihet se jeta e Morena Tarakut është e ndarë mes Turqisë e Kosovës. E teksa ka lënë për disa ditë Turqinë, për të qëndruar në Kosovë, hajdutët kanë përfituar nga rasti duke i hyrë në apartmanetin në Turqi.

Ka qenë vetë Morena e cila ka ndarë foto të apartmentit ku shihet brava e derës e shkatërruar dhe kutitë e bizhuterive të saj të boshatisura.

Morena Taraku njihet si një nga këngëtaret shqiptare që mban bizhuteri nga më të shtrenjtat, prandaj vlera e vjedhur pritet të jetë qindra mijëra euro.

E nervozuar me kompleksin ku jeton, i cili konsiderohet si një ndër më luksozët, Morena ka shkruar:

“Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë”, është shprehur ajo.

Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.

Related posts

Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)