Supë pule me miell misri dhe kos

Për 4-5 persona duhen:

4 thela mish pule

3 lugë gjelle miell misri

2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri

3-4 thelpinj hudhra

4-5 lugë gjelle kos Kripë&Piper

Si fillim pastroni me ujë të rrjedhshëm thelat e pulës dhe më pas vendosini në një tenxhere ku keni hedhur pak vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët.

Kaurdisni për 1-2 minuta nga të dyja anët, shtoni kripë dhe mbulojini mirë me ujë.Lërini të ziejnë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.Ndërkohë në një tigan shtojmë vajin e ullirit dhe hedhim dhe miellin e misrit.

Me një lugë druri e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të artë.Pasi mishi i pulës të ketë zierë, i largojmë thelat nga tenxherja dhe i lëmë mënjanë.Tek mielli i misrit shtojmë pak nga lëngu i mishit të pulës dhe e përziejmë vazhdimisht, që të mos krijohen kokrriza.Shtoni masën e lëngut të pulës dhe ta përzieni mirë derisa masa të njëtrajtësohet me lëngun.

Mishin e pulës pasi të jetë ftohur pak e presim në copa të vogla dhe e shtojmë tek tigani.Shtojmë dhe piperin e zi dhe 3-4 thelpinj hudhra të shtypura sipas dëshirës, dhe e lëmë që të vlojë në zjarr mesatar.

Kjo supë duhet të jetë pak më e plotë, dhe nëse shohim që kemi shtuar shumë nga lëngu i mishit të pulës, mund të shtoni fare lehtë një lugë gjelle me pure patatesh.Pasi të jetë zierë, e heqim tenxheren nga zjarri dhe e ndajmë nëpër pjata të thella, dhe para se ta shërbejmë shtojmë nga një lugë kos.

Related posts

Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!