Sulmuesi përfundon në spital, Partizani konfirmon mungesën e futbollistit në sfidën ndaj Atletic Club d’Escaldes

Partizani vijon përgatitjet për sfidën e kthimit ndaj Atletic Club d’Escaldes, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. “Demat e Kuq” të drejtuar nga trajneri Zekic do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin pas triumfit 0-1 në duelin e parë në transfertë.

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka bërë me dije se Mensah rezulton mungesa e vetme për takimin e kthimit. Sulmuesi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale teksa u operua nga apandesiti acut. Dueli mes Partizanit dhe kampionëve nga Andorra do të zhvillohet të martën e datës 1 gusht në “Air Albania Stadium”.

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem