Një servis është sulmuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 në Qafë-Kashar, ku nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi.
Nga të shtënat ka vetëm deme materiale.
Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.
Dy të ndaluarit do shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtjeshme.
Për arsyje hetimi, policia nuk bën me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.