Sulmi ndaj Berishës, Andi Bushati sherr me Ndrecën: Del nëpër studio të kapësh ndonjë vend pune

Juristi Plarent Ndreca dhe analisti Andi Bushati u përplasën në “Now me Erla Mëhillin” ndërsa diskutonin për sulmin që iu bë sot kryedemokratit Berisha.

Sipas Bushatit, prokuroria dhe policia gënjejnë për hir të politikës, ndërsa Ndreca thotë se puna e përditshme e këtyre dy institucioneve nuk bëhet gjithmonë me dije për publikun.

Analisti u shpreh se Ndreca ishte në një debat tjetër komplet, ndërsa juristi iu drejtua Bushatit duke thënë se opinionet e tij po i vënë damka institucioneve.

“Sa të ketë gazetarë si ti që dy të këqija apo dy probleme i marrin dhe i vënë damkën institucioneve dhe kontribuojnë drejtpërdrejtë në uljen e besimit tek institucionet sigurisht që gjithmonë do ketë pikëpyetje,” – u shpreh Ndreca.

“Dhe sa të ketë njerëz si ty që dalin në studio televizive për të kapur ndonjë vend pune në shtet nuk do gjejnë njerëzit drejtë. Sa herë të heqin nga puna bëhesh analist, sa herë të zbojnë bëhesh analist dhe nga ty pres të vërtetën unë,” – iu kthye Bushati.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur