Sulmi me armë ndaj Top Channel/ OSBE reagon dhe i jep  ‘shuplakën’ e fortë qeverisë: Ngjarja të hetohet menjëherë

Edhe OSBE ka reaguar për sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti viktimë roja e institucionit të medias Pal Kola. OSBE bën thirrjen e fuqishme të dënohet me forcë si dhe të zbardhen sa me shpejtë autorët e ngjarjes.

Prezenca e OSBE ka reaguar për sulmin me armë ndaj Top Cahnnel. OSBE bën thirrje që autoritetet të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik.

Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”, shkruan OSBE.  

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur