Sulmi i Kukësit nën akuzë, 11 lojtarë vetëm 9 gola; revolucion në merkaton e janarit

Kukësi po vuan në sulm. Vetëm 11 lojtarë në fazën ofensive e me vetëm 9 gola të shënuar. Mjafton të thuhet se në dy ndeshjet e fundit nuk ka shënuar, duke u ndalur në barazime pa gola me Teutën dhe së fundmi me Erzenin.

I pari është Atdhe Rashiti, që mund të thuhet se e ka mbyllur me Kukësin dhe në janar me shumë gjasa del në shitje dhe mund të largohet nëse në drejtim të klubit vjen një ofertë e kënaqshme. Ai ka pasur përplasjet e tij me trajnerin Stavri Nica pak javë më parë dhe mesa duket nuk ka më kthim prapa, në një kohë që ekipi edhe këto dy ndeshje të mbetura të këtij viti do të bëjë pa 24-vjeçarin në fushë.

I dyti është Sebastian la Torre. Akoma edhe më e paqartë është situata me golashënuesin e ekipit, i cili ka realizuar katër gola me blutë deri më tani. Përpos faktit që në pjesën dërrmuese të rasteve është përdorur si alternativë nga Nica, peruani në përballjen e fundit nuk ishte as në pankinë, për t’i dhënë të paktën një ndihmë skuadrës në fazën ofensive. Nga ana e klubit nuk raportohet për ndonjë dëmtim të tij, ndërsa gazeta kontaktoi vetë sulmuesin për arsyen e kësaj mungese, por nuk mori përgjigje.

Për këtë arsye, ekipi ka mbetur me vetëm një sulmues të deklaruar, siç është Mario Beshiraj, i cili po përpiqet të bëjë “pykën” në këtës kuadër.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit