Suksesi i Erzenit ndaj Dinamos, Alfred Deliallisi bën dedikimin e ndjerë: Kam një shok që ndodhet në një moment të vështirë…

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi është shfaqur i kënaqur pas fitores me Dinamon. Pas ndeshjes ai u shpreh se beson tek ky grup dhe se triumfin ia dedikon shokut të tij të ngushtë.

“Besoj tek kualiteti i lojtarëve, besoj që nuk kanë limite. Ky lloj grupi ka vetëm 3-4 javë që punojmë bashkë pasi disa kanë ardhur më herët disa më vonë, por në ditët që kemi përpara do lidhemi më shumë me njëri tjetrin dhe të shkojmë në maksimumin e përgatitjes fizike të lojtarëve, kjo është puna më e vështirë që kemi sepse edhe ndeshjet që kanë qenë afër.
Kam një shok të ngushtë që është në një moment të vështirë që do të bëjë një transplant të veshkave në Turqi, dhe këtë fitore ia dedikoj Krenarit sepse i thash përpara ndeshjes, që do ta fitoj për ty dhe i lutem zotit tja dalë me sukses”, deklaroi ai për “MCN TV”.

Related posts

E FUNDIT/ Tefik Osmani rikthehet në kryeqytet, prezantimi te Tirana pritet të bëhet shpejt

“Ai trajner ka dashur të ma prishë karrierën”/ Furtunë te Flamurtari, lojtari konfirmon largimin “agresiv”: Të gjithë jemi kalimtar

Orges Shehi i preferuari i drejtuesve për stolin e Teutës, dy emra të tjerë kandidatë për pankinën durrsake