Kombëtarja e Suedisë dhe ajo e Sllovakisë do të luajnë sot (e premte) mes vete në kuadër të Grupit E në Euro 2020.
Suedia dhe Sllovaki do të ndeshen në një ndeshje të zjarrtë të raundit të dytë në Grupin E, takim që zhvillohet nga ora 15:00 në Gazprom Arena të Shën Petersburg.
Sllovakia vjen nga një fitore e madhe ndaj Polonisë dhe synon të vazhdojë serinë për të siguruar kualifikimin.
Në anën tjetër, Suedia barazoi në një derbi me Spanjën dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive për të kaluar tutje.
Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me lojtarët më të mirë, ku te Suedia pritet të luajnë titullar yje si Emil Forsberg, Victor Lindelof dhe Alexander Isak, ndërsa te Sllovakia emra si Milan Skriniar dhe Juraj Kucka.
Suedia: Olsen; Krafth, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Claesson, Larsson, Olsson, Forsberg; Isak, Berg;
Sllovakia: Dubravka; Pekarik, Satka, Skriniar, Hubocan; Hrosovsky; Haraslin, Kucka, Hamsik, Mak; Duda;