Stuhia përfshin qytetin grek, përmbytje masive, raportohet për një 1 viktimë (VIDEO)

Një burrë humbi jetën dhe qindra shtëpi dhe rrugë u përmbytën në qytetin port të Volos, në Greqinë qendrore, mëngjesin e së martës, pas 10 orësh stuhi në rajon.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se pritet që stuhia të vazhdojnë edhe për 24 orë të tjera. 

Viktima ishte një blegtor, të cilit i ra sipër një mur që u shemb gjatë rrebeshit në rrethin e Agios Georgios, tha Shërbimi Zjarrfikës. Trupi i tij është nxjerrë nga rrënojat pas disa orësh nga 10 zjarrfikës.

Qindra shoferë u bllokuan në makinat e tyre në rrugët Lambraki, Dimitriados, Iasonos, Argonafton, Larisos dhe Athinon, rrugët kryesore që përshkojnë qytetin.

Përmbytje janë raportuar edhe në fshatrat Agria, Portaria, Tsangarada dhe Stagiates, ku furnizimi me energji elektrike ka qenë i paqëndrueshëm.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!