“Stuhia ende nuk ka filluar!”/ Hakerat iranianë bëjnë paralajmërimin e frikshëm! Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri?

Hakerat iranianë kanë dalë më një tjetër paralajmërimin. Me postimin e një fotoje në kanalet e tyre në Telegram, grupi ‘Homeland Justice’ (Drejtësia e Atdheut) thotë se ‘stuhia nuk ka nisur ende’.  Në këtë mënyrë, paralajmërpojnë daljen e të dhënave të tjera të shqiptarëve, por nuk japin asnjë detaj më shumë.

“Marka nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është zbulimi i informacionit në mënyra të paprecedentë! Stuhia nuk ka filluar ende,”- shkruhet në foton e postuar.

Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur