Stuhi dhe rrebeshe/ Reshjet e shiut përfshijnë të gjithë vendin duke nisur nga kjo ditë, ja sa do të ulen temperaturat

Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin tonë. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se e mërkura parashikohet me mot me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime.

Reshjet e shiut në veriperëndim gjatë ditës do kenë me intensitet mesatar.

Në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 17°C

në zona e ulëta 5 deri 23°C

në zona bregdetare 12 deri 23°C

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën