Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale dhe të sjelljes  dhe këto probleme mund t’i shtyjnë ata të tërhiqen më tej në botën digjitale, ka zbuluar një studim i ri.

Prindërit dhe edukatorët janë shqetësuar prej kohësh se koha para ekranit mund të ndikojë në mirëqenien e fëmijëve, veçanërisht pasi telefonat inteligjentë, tabletët dhe pajisjet e lojërave bëhen më të integruara në jetën e përditshme dhe bëhet më e vështirë për prindërit të vendosin kufij.

Tani, një hulumtim i ri që përfshin gati 293,000 fëmijë po përqendrohet saktësisht në mënyrën se si koha e tepërt para ekranit ndikon në humorin dhe sjelljen e fëmijëve dhe si prindërit mund ta thyejnë “ciklin vicioz” të kohës para ekranit dhe shëndetit të fëmijëve.

“Fëmijët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në ekrane, për gjithçka, nga argëtimi te detyrat e shtëpisë e deri te dërgimi i mesazheve me miqtë”, tha në një deklaratë Michael Noetel, një nga autorët e studimit dhe profesor i asociuar në Universitetin e Queensland në Australi.

Hulumtimi, një meta-analizë e 117 studimeve të botuara në revistën Psychological Bulletin, u përqendrua te fëmijët e moshës 10 vjeç e poshtë.

Studimi gjurmoi përdorimin e mediave sociale, videolojërave, shikimin para televizorit dhe detyrat e shtëpisë në internet nga ana e tyre, dhe mati çështje si agresioni, ankthi dhe vetëbesimi i ulët.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…