Struga nuk rinovon kontratën me Vangjel Zguron, mbrojtësi është opsion për ekipet e Superiores

Zguro

Vangjel Zguro nuk do të jetë pjesë e kampionëve të Struga Trim Lum. Mbrojtësit i përfundoi kontrata. Zguro u bashkua me skuadrën strugane verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e Bylisit nga kampionati shqiptar. 31-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje mes kampionatit dhe ndeshjeve europiane, duke regjistruar 3 gola dhe 7 asistime.

Zguro që të tre golat i realizoi në ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku në fund doli të jetë kampion, duke shtuar në CV-në e tij edhe një titull tjetër, pas trofeut të Kupës së Shqipërisë të fituar me Kukësin. Zguro mund të jetë një alternativë e mirë për ekipet e Superiores, pasi eksperienca e pogradecarit mund të vlejë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)