Strategjia e vaksinimit që do të ndiqet në Shqipëri/ Ja çfarë thonë ekspertët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja reagoi në Open në Top Channel se cilët janë grupet e para të cilat do të vaksinohen. Ai tha se të parët do të vaksinohen punonjësit e shëndetit, më pas arsimatërt, punonjësit e policisë, personat mbi 75 dhe ata që janë të sëmurë kronikë, e më pas pjesa e mbetur e popullësisë.

“Nuk është çështja vetëm te kalendari. Po negociohet në të gjitha mënyrat e mundshme. Do vaksinohen mjekët dhe gjithë punonjësit e shëndetësisë, më pas arsimtarët dhe punonjësit e policisë,” u shpreh ai.

Vaksina është e sigurtë, e rekomandueshme, jo e detyrueshme, falas dhe të gjithë do të vëksinohen.

“Pra çdo shqiptar që duhet të vaksinohet dhe që i përket grupit vulnerabël, do të vaksinohet. 30 mijë janë personel mjekësor dhe punonjës policie. Llogarisni sa arsimtarë janë shto dhe të moshuarit”- tha Koja.

Burimi: Top Channel

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën