Stivi Frashëri largohet nga Ballkani, portieri bëhet gati për në Superiore

Stivi Frashëri i ka dhënë lamtumirën klubit të Ballkanit ditën e sotme. Portieri që fitoi 2 tituj kampion radhazi me skuadrën nga Suhareka, e ka mbyllur aventurën e tij shumë të suksesshme pas 2 vjetësh, duke dalë lojtar i lirë.
Portieri korçar e ka njoftuar vetë largimin nga Ballkani me anë të një postimi në rrjetet sociale. E ardhmja e Frashërit, preitet që të jetë Superiorja dhe me shumë gjasa, ai do të mbrojë portën e Dinamos për sezonin e ardhshëm.

“U afrova si kampion dhe si i tillë po ju lë. Pas kaq shumë suksesesh në një kohë kaq të shkurtër vjen dita që duhet të hedh një hap dhe të provoj një aventurë të re.

Falënderoj presidencën, në veçanti Nderim Nexhipin, Idriz Hajrizin për mbështetjen dhe përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre dy viteve.

Falënderim i madh shkon edhe për ‘Xhebrailat’. Me keqardhje po lë pas vëllezër, miq dhe shok shumë të mirë dhe me zemër ju uroj suksese sa më lart në arenat ndërkombëtare dhe kudo”, shkruan portieri 32-vjeçar.

“Faleminderit Stivi Frashëri. Me anë të këtij postimi, ju njoftojmë se pas dy sezoneve bashkë, FC BALLKANI ka ndarë rrugët me portierin, Stivi Frashëri. Klubi e falënderon gardianin, pasi falë edhe kontributit të tij të madh, kemi arritur sukseset tona historike. Po ashtu, i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruan klubi nga Suhareka.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)