Stemë e re huqe të vjetra, Dinamo nuk di të fitojë ndaj Tiranës! VAR, penallti dhe gola në “Elbasan Arena”

Dinamo City-Tirana mbyllet me rezultatin 2-3. Skuadra e Luigi Di Biagios zhbllokoi rezultatin në minutën e 24’, me Kacorrin që kaloi në avantazh ekipin e tij. Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas “bardheblutë” e kryeqytetit barazuan me Hilën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në “paqe”.

Fraksioni i dytë solli tre gola të tjerë, në minutën e 59’ “Nëndetësja blu” mori sërish avantazhin me Denisson që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ekipi i trajnerit Orges Shehi reagoi mjaft mirë dhe në minutën e 74’ Latifi riktheu barazimin edhe ky duke shënuar me penallti.

Në fund gjithçka u vulos nga Hasani, që realizoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Tiranën në minutën e 90+1’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-3, me Dinamo City-n që javën e parë e mbyll pa pikë dhe renditet në vend të tetë, teksa Tirana pozicionohet në vend të dytë me tre pikë.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)