Stavri Nica rikthehet në stolin e skuadrës së Superiores, zbulohet kë ekip do drejtojë (FOTO)

Kukësi ditën e sotme largoi Rraman Hallaçin pas dy humbjeve të para në kampionët në këtë sezon. Verilindorët nuk kanë humbur kohë dhe kanë arritur të gjejnë edhe timonierin e ri të tyre.

Stavri Nica do të jetë trajneri i ri i verilindorëve që do t’i drejtojë në këtë kampionat. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale, ku i uron mirë se ardhjen Nicës.

“Miresevjen Stavri Nica!

Klubi i Kukesit njofton arritjen e marreveshjes me trajnerin Stavri Nica!

Trajneri do filloj menjehere stervitjen me ekipin per pergatitjen e ndeshjes se ardhshme kunder FC Dinamo City!

I urojme suksese trajnerit ne pankinen e ekipit tone!”, ka shkruar klubi verilindorë.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)