Stavri Nica nuk mbetet pa ekip, merr drejtimin e klubit shqiptar

Stavri Nica u largua nga Kukësi disa ditë më parë për t’i lënë vendin Emiljano Çelës. Por Nica nuk ka vonuar dhe ka gjetur menjëherë “shtëpinë” e re. Tekniku ka surprizuar me ekipin që ka marrë në drejtim.

Nica ka marrë drejtimin e klubit të Shkumbinit, me këta të fundit që militojnë në Kategorinë e Dytë. Kujtojmë që trajnere e klubit peqinas ka qenë, Ilknur Aktash, me këtë të fundit që do të jetë asistente e Stavri Nicës.

Shkumbini ka si objektiv rikthimin në futbollin profesionit, duke nisur nga ngjitja në Kategorinë e Parë. Dhe në këtë mënyrë ka gjetur akordin me një nga trajnerët më të njohur të futbollit shqiptar, siç është 69-vjeçari, Stavri Nica.

Related posts

E FUNDIT/ Mbyllet takimi Halili-Shkëmbi, ja çfarë u vendos për të ardhmen e trajnerit

Xhaka i thotë PO Milanit, Igli Tare i bën ofertën e parë Bayer Leverkusenit

Aventurë ndryshe e Ditmar Bicajt, ish-trajneri i Burrelit drejt firmës me përfaqësuesen e…