Statistika jo premtuese ndaj Suedisë, në pesë përballje vetëm një fitore në miqësore

Pas sfidës me Kilin, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë ndaj Suedisë që do të luhet më datë 25 mars në orën 19:00 në Stokolm. Gjashtë herë jemi përballur me përfaqësuesen nordike.

Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë sfiduar vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1 në vitin 2004. Ndërsa sfidat e tjera kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku përfaqësuesja e Suedisë ka fituar tre takime dhe një ndeshje është ndarë në barazim pa gola 0-0, në stadiumin Qemal Stafa në vitin 2008.

Pas ndeshjes së parë të humbur kundër Portugalisë në miqësore, Jon Del Tommason, i cili pranoi detyrën si trajner më 26 shkurt të këtij viti, do të kërkojë me patjetër fitoren, për të rritur moralin në skuadër. Nuk është se filozofia e trajnerit danez ka ndryshuar  menjëherë, në skuadër ka ndërthurje mes brezit të ri dhe futbollistëve që kanë laujtur në Kupën e Botës në Rusi e Katar si Forsberg, mbrojtësi Lindelof, Agustinson dhe portieri Olsen.

LEXO MË TEJ:I harruar prej kohësh nga Kombëtarja, sulmuesi shkëlqen në Turqi, realizon ndaj Trabzonspor (video)

Pa harruar se në sulm kanë lojtarë që luajnë në Premier League dhe janë titullar me skuadrat e tyre. Dejan Kulusevski me Tottenham, Anthony Elanga me Nottingham Forest dhe Alexandër Isak, pjesë e Neëcastle. Lojtarë të të gjithë resepektit dhe me emër në futbollin europian, andaj Shqipëria është e paralajmëruar.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…