Statistika interesante e Medon Berishës, mesfushori është rekordemni i ri i Kombëtares (FOTO)

Aventura e Shqipërisë në Europian u mbyll me dy humbje kundër Italisë dhe Spanjës dhe barazim me Kroacinë. Një turne ku Kombëtarja kuqezi provoi të jepte gjithçka, por nuk mjaftoi duke mos u kualifikuar në fazën e 1/8-ave. Gjithsesi shumë futbollistë luajtën për herë të parë duke provuar një eksperiencë të re por edhe duke vendosur rekorde.

Mbrojtësi Mario Mitaj ka qenë një ndër më të mirët e Shqipërisë në tre ndeshje të luajtura. Në ndeshjen kundër Italisë, ai theu rekordin e Elseid Hysajt, si lojtari më i ri i Kombëtares që luan në një Europian ( 20 vjeç, 10 muaj e 9 ditë).

Gjithashtu edhe mesfushori Medon Berisha i cili u aktivizua në minutën e 71-të vendosi rekordin e ri kundër Spanjës. Ai është rekordmeni i ri i Kombëtares (20 vite, 8 muaj e 3 ditë).

 

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…