Stanislav Levy i tregon çekëve futbollin shqiptar: Në stadium kishte gëzhojë kallashnikovi, mos u çudisni nëse ju godasin me domate dhe portokall

Stanislav Levy është i njohur në Shqipëri. Trajneri çek në të shkuarën ka drejtuar Flamurtarin e Skënderbeun, madje duke u shpallur kampion në sezonin 2011-2012. 65-vjecari ka folur për “Sportcz”.

“Jo shumë kohë pas ardhjes sime në Shqipëri, mora edhe një ofertë për të drejtuar kombëtaren shqiptare në të njëjtën kohë. Por presidentit të klubit nuk i pëlqeu kombinimi i funksioneve, ndaj nuk e pëlqeu.

Ka një eufori të madhe futbolli në vend. Ata ndjejnë një shans të madh për të kaluar sërish në EURO. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe kundër produktive për ta nëse ka shumë presion mbi ekipin. Lojtarët tanë kanë përvojë të mjaftueshme për të mos dalë nga shinat. Do të duhet të tregojmë guxim dhe vetëbesim. Kjo mund të befasojë shqiptarët, edhe pse ata janë gjithashtu shumë me përvojë.

Mund të ndodhë që edhe një domate ose një portokall të fluturojë në fushë, duhet ta heqësh qafe atë. Një herë më goditën me gur në Shqipëri. Ne fituam jashtë shtëpisë dhe teksa po jepja intervistë, tifozët vendas nuk duruan dhe më goditën. Kështu e mbylla intervistën dhe u largova.

Më pas kemi luajtur një tjetër ndeshje në Shqipëri, kundër Kastriotit dhe dikush zbrazi një gëzhojë kallashnikovi në ajër para ndeshjes në stadium. Më pas u zbuluar se ai person ishte i droguar”, tha Levy.

Related posts

FOTO/ Ndeshja në Elbasan, tifozët e Partizanit shfryjnë inatin në faqen zyrtare të klubit

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet