Stamboll, sulm i armatosur ndaj zyrave të një partie

Autoritetet në Turqi janë alarmuar pas një sulmi të armatosur ndaj zyrave të partisë “Partia e Mirë” në Stamboll. Sulmi me armë është kryer nga persona të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia.

Autori ose autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e tyre. Plumbi ka goditur një dritare të ndërtesës së zyrave. Për fat të mirë nuk ka pëesona të plagosur. Forca të forta policie ndodhen në vendngjarje.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e politikës në Turqi, të cilët kanë dënuar ngjarjen.

“Unë dënoj sulmin e armatosur ndaj organizatës lokale të Stambollit të Partisë së Mirë. Duke përcjellë urimet e mia më të mira miqve tanë, nënvizoj pritshmërinë tonë që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur ”, tha kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglou.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend