Gjetja e një stadiumi është kthyer në një problem për klubin e Tiranës, që detyrohet të shtegtojë larg kryeqytetit kur duhet të zhvillojë ndeshjet si skuadër pritëse.
Klikoje Sport mëson se ndeshja e javës së 23-të të Abissnet Superiore, mes bardhebluve dhe Elbasanit do të luhet në Durrës.
Kujtojmë që gjendja e stadiumin “Air Albania” nuk është në kushtet optimale dhe FSHF po e ruan fushën për ndeshjet e kombëtares, dhe me justifikimin se terreni nuk është ende gati. Kujtojmë që Tirana ka zhvilluar dhe më herët takime në stadiumin “Niko Dovana” në takimin kundër Bylisit fituar 4-0.
LEXO ME SHUME:Tirana merr oksigjen pas 8 ndeshjeve pa fitore, Shkëmbi ridebutim fitues; 3 gola Bylisit (video)
Debutim fitues për teknikun Bledi Shkmëmbi. Tirana në ndeshjen e parë me teknikun e rikthyer në pankinë, ka mposhtur lehtësisht 0-3 Bylis në transfertë. Një ndeshje me sens unik, që ka ardhur në momentin e duhur për bardheblutë. Për Deden një kthim prapa, me skuadrën që nis të ndjejë sërisht peshën e renditjes.
Bardheblutë dominuan nga fillimi deri në fund këtë sfidë, ku skuadra mike bëri gabime të vazhdueshme të pazakonta në çdo cep të fushës duke ua bërë shumë të thjeshtë lojën kryeqytetasve në sfidën e luajtur në “Adush Muça”. Megjithatë, ata e patën të vështirë të gjenin rrjetën duke gabuar shumë para portës dhe në mintuën e 37’ Ernest nuk gabon kësaj here i vtëm përballë Hasanbelli. Ishte Soler që e asistoi të vetëm në zonë.
1 comment
Comments are closed
Add Comment