Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj i PD-së së vulës ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Enkelejd Alibeaj i PD-së së vulës ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sipas përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa, marrëveshja e koalicionit përmban referenca të Partisë Demokratike, në kushtet kur kjo forcë politike apo kryetari i saj, nuk ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në këtë koalicion.

Sipas shkresës së paraqitur, marrëveshjes i mungon elementi për përcaktimin e kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti politik ‘Komisioni i Përkohshëm i Themelimit’ është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në shkresë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.