Tirana ende vuan çështjen e mungesave, mbrojtësi nuk do të jetë ndaj Teutës

Aktualisht kampionati është në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Periudhë kjo që do iu shërbejë skuadrave të rifitojnë energjitë e humbura në mënyrë për të përballur pjesën e mbetur të sezonit.

Ky pushim do t’iu shërbejë gjithashtu edhe lojtarëve që janë të dëmtuar, të cilët mund të rikuperohet dhe të jenë gati për sfidat e radhës.  Mungesat do të vazhdojnë të jenë prezente edhe ndaj Teutës, takim që është parashikuar të luhet më 30 mars. Gledi Mici nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj durrsakëve dhe kjo shton “dhimbjet e kokës” për Erbim Fagun.

Mbrojtësi është ndëshkuar me kartontë verdhë në derbin me Dinamon dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin 4 të tyre. Këshu ndaj ‘djemve të detit’ do të jetë i pezulluar dhe timonieri i bardhebluve do të duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Related posts

E FUNDIT/ Hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës, spikat derbi i kryeqytetit

EKSKLUZIVE/ Agim Ibraimi i merr objektivin e merkatos Tiranën, Partizani drejt firmës me mesfushorin (FOTO)

Teuta bën “BOOM” në merkato, klubi durrsak zyrtarizon dy sulmues (FOTO)