Sot “martohet” Romeo me Heidin në BBV, Donaldi ka një këshillë për vëllain: Festo dhe sot se nesër… (FOTO)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP3” do të organizohet sonte në mbrëmje një dasmë e madhe dhe e bukur. Të gjithë banorët vendosën se çifti që do të ‘celebrohet’ të jetë Heidi Baci dhe Romeo Veshaj.

Madje banorët duket se e kanë pritur mjaft mirë këtë sfidë që u dha Vëllai i Madh, pasi ata që mbrëmë kanë nisur që të këndojnë e të kërcejnë të gjithë së bashku.

Gjithashtu fansat e Romeos dhe Heidit janë të gëzuar se ata të dy do të ‘martohen’ brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por si po e pret vëllai binjak i Romeos këtë dasmë? Donaldi ka postuar mbrëmë në “Instastory” një video të shkëputur nga festa e banorëve, ku ka edhe një këshillë për vëllain.

Me humor, Donaldi i thotë Romeos që të festojë, pasi kur të martohet do të ketë ndryshime.

“Romeo festo dhe sot se nesër do të të lidhen këmbët. Kemiii dasmë nesërrrr”, ka shkruar Donaldi krahas videos ku shfaqet Romeo dhe Heidi.

Ndërkohë kujtojmë se Donaldi ka lënë të kuptohet se po përgatit një surprizë për sonte në darkë. Ai ka bërë disa postime të tjera në “Instastory”, ku shfaqet së bashku me Elgit Dodën në një studio.

Duket se ata janë duke përgatitur një këngë dhe fansat janë të bindur se është për dasmën që do të organizohet brenda në “Big Brother VIP3”.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)