Rey Manaj “përbindësh” goli, tjetër realizim nga sulmuesi shqiptar; 18 rrjeta deri më tani (video)

Rey Manaj nuk ka të ndalur në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i aka dalë të shënojë nëj tjetër “perlë” në kampionatin turk me skuadrën e Sivasspor.

Lushnjari ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 69-të të sfidës që Sivasspor po luan në shtëpi me Pendikspor. 27-vjeçari u tregua një “vrasës’ para porte, teksa çoi topin në fundin e rrjetës së kundërshtari për të çuar kështu shifrat në 3-1 për ekipin e tij.

Kujtojmë se Manaj po zhvillon një sezon fantastik në Turqi dhe tashmë arrin në kuotën e 18-të goave sezonal me skuadrën e Sivasspor.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit