“Presion nga njerëz civil, nuk jam i qetë”/ Tetova akuza të rënda pas humbjes ndaj Erzenit: Nuk na mbron askush këtu, nuk është normale

Presion

Presion dhe frikë për Egnatian dhe shpresë e moral për Erzenin, të fituara në vetëm 90 minuta. Erzeni ka mposhtur Egnatian 1-0 në sfidën e javës së 30 të Superiores, duke bërë një përpjekje të fundit për të dalë nga zona e rënies nga kategoria. Në anën tjetër Egnatia humbi rastin e artë për t’u shkëputur, pasi Partizani dhe Vllaznia barazuan dje.

Në përfundim të sfidës foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Egnatias Edlir Tetova. Në një pjesë të prononcimit, Tetova befasoi të gjithë duke thënë se është i frikësuar. Kjo për shkak se pretendon që në sallonin e stadiumit “Arena e Demave” ka njerëz civil që ushtrojnë presion.

FJALËT E EDLIR TETOVËS

NDESHJA-Pjesa e parë e balancuar me disa gabime nga ana jonë. Nuk besoj presion të madh nga Erzeni, por kemi dhënë ne topat për rastet që u krijuan. Pastaj Erzeni nuk kishte çfarë të humbte. Dalja me karton të kuq nuk e besoj për çfarë ndodh kur provokimet janë nga stoli. Në atë rast u mbyll gjithçka.

DËMTIMI I XHEMAJLIT- Dhe 2 javë jashtë. Lajm i mirë se na afrohet Gjata këtë javë. Ky është kampionati.

PRAPASKENA- Jo nuk është se jam i qetë, pak i frikësuar sepse çfarë nuk ndodhi në sallon. Duke pasur dhe presion nga njerëz civil. Këtu nuk ka kush të mbrojë. Por trajneri është regjizor, nuk mund të ketë presion të asnjë llojI. Nuk është normale fare.

OFENDIMI I SPAHIUT- Shan stoli i Erzenit lojtarin dhe del me të kuq, si ta marr kur lojtari im dënohet ndërsa i atyre jo. Ne jemi në katërshe, i kemi të gjitha gjërat në dorë nëse është ky presion dhe nuk na lejohet të luajmë futboll.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)