Portieri serb i mohoi golin Myrto Uzunit, sulmuesi e shan në gjuhën shqipe; kamerat fokusojnë momentin (video)

Skuadra e Granadës nuk po kalon një moment të mirë sa i përket rezultateve. Në takimin e fundit ndaj Mallorca-s, ekipi ku aktivizohet Myrto Uzuni u mund nga Mallorca me rezultatin 1-0. Sulmuesi beratas nuk arriti dot të shënonte, Uzuni nuk arriti dot të shënonte në këtë përballje, teksa në një moment u ndal nga portieri serb Rajkovic.

Myrto Uzuni e ka shfryrë dufin në këtë rast duke sharë në gjuhën shqipe. Muriqi luajti për 90′ minuta pa shënuar, ndërsa Uzuni u ndërrua në minutën e 72′. Me këtë humbje, skuadra e Granadës renditet në vendin e parafundit në kuotën e 14 pikëve, ku padyshim mbijetesa pritet të jetë shumë e vështirë.

 

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)